Lajme

Kajtazi: Mbrëmë në Bruksel u nënshkrua marrëveshje për moszbatim të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 24 November 2022

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në Bruksel për targat është për të mos u zbatuar Kushtetuta e Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se situata e shkaktuar për targat ka qenë rrezik për marrëdhëniet ShBA-Kosovë.

“Patëm një dramë totalisht të panevojshme prej të cilës nuk kemi fituar asgjë. Përkundrazi kemi rrezikuar jashtëzakonisht shumë thyerjen apo lëndimin e raportet me partnerin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U detyruam në fund kur mbetëm pa rrugëdalje të dorëzohemi prapë tek amerikanët për me dalë prej kësaj balte që na futi kryeministri Albin Kurti”.

-Advertisement-

“Deri dje këta e kanë raportuar si çështje ligjore punën e targave në veri të Kosovës, kurrsesi nuk e kanë lidh me çështje politike, por vetëm ligjore. Brenda natës çështja ligjore u harrua u amnestua, ne vazhdojmë tutje t’u pranojmë dokumentet e një shteti që i lëshon për qytetarët serbë të Republikës së Kosovës”.

“Ajo çfarë u arrit mbrëmë në Bruksel është marrëveshje që të mos zbatohet ligji i Kosovës, po ashtu është edhe të mos zbatohet Kushtetuta e Kosovës. Kushtetua e jonë e parasheh një sistem të unisuar në të gjithë territorin e saj”, ka thënë Kajtaazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera