Lajme

Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 22 March 2023

Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, duke iu referuar pranimit të aneksit më 18 mars në Ohër.

Kajtazi madje në Rubikon përmendi që para dy vitesh, pikërisht Albin Kurti vuante burg për vepër penale, nga veprimet e tij kundër asociacionit, që tashmë e ka pranuar në marrëveshje.\

”Sot dy vjet Albin Kurti, u votu si kryeministër”.

-Advertisement-

”Ne e dimë në zgjedhjet e fundit që këtij njeriu nuk i është leju me marrë pjesë në zgjedhje. Se nuk është çertifiku”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Pse nuk është çertifiku?”.

”Se ka qenë i dënuar për vepër penale. Çfarë vepre penale ka kry dhe me çfarë motivi? Kundër kësaj marrëveshjeje që ky e ka pranu tash”.

”Pra, ky njeri, ka shku në burg. Në burg ka shku. U dënu për vepër penale që e ka kry, kundër kësaj marrëveshjeje që ky e ka pranu. Por, është edhe më e randë sesa ajo. Paska qenë shumë e lehtë, paska desht me i thanë bëhu kryeministër, kryej këto marrëveshje”.

”Është mashtrues. Unë nuk provoj me amnistu këta në gjithçka që thotë ky është mashtrues”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera