Kajtazi: Kurti ka bërë disa gabime, draft-statuti i Asociacionit shkaktoi tronditje në opinion
Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 03 May 2023
Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për draft-statutin e prezantuar mbrëmë në Bruksel për çështjen e Asociacionit, nga ana e ekipit menaxhues.
Sipas tij, “ky ekip menaxhues nuk ka pikë sot prej qielli, por është krijuar nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq më 25 shtator të vitit 2020, në kohën kur Avdullah hoti ka qenë kryeministër”.
“Emrat janë ditur, pozicioni i kësaj zonje është ditur, është ditur që është deputete në Kuvendin e Serbisë, por është injoruar dhe nuk janë marrë seriozisht me këtë ekip dhe si pasojë kemi një propozim që ka shkaktuar këtë lloj tronditje në opinion, por menaxhohet, s’është hera e parë që ka pasur kësi përplasje në Bruksel”, tha ai sonte në Rubikon të Klan Kosovës.
Kajtazi shprehet se mbi bazën e këtij dokumenti do të zhvillohen negociatat. Ai shton se pikënisja është ekstreme dhe gjithmonë ka qenë kështu.
“Ekstreme ka qenë edhe kur janë nisur negociatat, arrihet një marrëveshje, s’ka ndryshe”, tha ai, teksa u shpreh se qeveria dhe kryeministri Kurti i kanë bërë disa gabime që duhet t’i shmangte.
Kjo pasi siç shpjegoi Kajtazi, ekipi menaxhues nuk ia ka prezantuar së pari Qeverisë së Kosovës draft-statutin e Asociacionin, por veç gjatë negociatave në Bruksel.
“Në themelimi ne këtij dokumenti të ekipit menaxhues, thuhet se dokumenti i prezantohet MAPL, kjo nuk ka ndodhur. Ky dokument është prezantuar në Bruksel, kam drojë se Kurti e ka parë për herë të parë mbrëmë. Kjo është e keqja. Një ekip i themeluar nga Qeveria, paguar dhe financuar nga Qeveria, me iu prezantu kryeministrit njeriu që udhëheq shtetin, me i ra sikur turinjëve, me mbet në këtë pozicion, është keq për të e për ne”, shtoi ai.
“Është dashur në momentin që kanë nisur negociatat, është dashur me pasë parasysh se ka me mbërri në këtë pikë”.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...