Kajtazi: Arrestimi i Nagip Krasniqit qon të skandali i Martin Berishajt
Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 20 April 2023
Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka nxitur sulme të pushtetit ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe kjo sipas Kajtazit është një anomali e partisë në pushtet.
“Arrestimi i tij nxjerrë në sipërfaqe mendësinë e këtij pushteti, pra me të parën fillojnë sulmet kundër kryeprokurorit të Speciales zotëri Blerim Isufaj, pra po sulmohet kryeprokurori përse është arrestuar një zyrtar i një ndërmarrje publike, unë iu siguroj se nuk është arrestuar pse është melaqe ai, por që e kanë kapur me tenderë njëburimor, dallavere dhe iu kanë vu prangat”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas Kajtazit, pushteti po e sheh arrestimin e Nagip Krasniqit si paralajmërim për atë që do të ndodhë me rastin e Martin Berishajt.
“Pushteti arrestimin e Nagipit (Krasniqit) po e interpreton si tërheqje fijesh që qon deri te skandali i madh i Martin Berishajt, dhe skandali i Martin Berishajt natyrisht që tërheqë prapa zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, të cilët besoj se kanë dijeni se ku kanë shkuar ato miliona të Martin Berishajt të tërhequra kesh, po ashtu e shoh si trysni mbi prokurorinë dhe si nxjerrje në sipërfaqe e fytyrës së pushtetit, sepse deri tash presidentja po refuzon ta dekretoj kryeprokurorin e shtetit Blerim Isufaj, që është zgjedhë nga Këshilli Prokurorial, ata e dinë se këtë kryeprokuror nuk mund ta thërrasin në telefon, nuk mund t’i bëjnë trysni as për ta arrestuar dikë, as për ta ndalu arrestimin e dikujt”, tha Kajtazi.
Të tjera
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...