Kaja Kallas kritikon Kancelarin Scholz për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 14 December 2024
Përfaqësuesja e BE-së për çështjet e jashtme Kaja Kallas ka kritikuar kursin e kancelarit Olaf Scholz (SPD) në Ukrainë.
Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për kursin e tij politik në Ukrainë. “Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, më shumë municione, në mënyrë që të jetë e fortë kur të bëhet fjalë për negociatat. Sa më e fortë të jetë Ukraina ushtarakisht, aq më e fortë është ajo në tryezën e negociatave. Ky duhet të jetë fokusi ynë,” tha Kallas për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung.
Deri më tani kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.
“A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen?”
Drejtuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas shprehu gjithashtu kritika edhe për refuzimin e kancelarit gjerman për të përmendur si objektiv një fitore të Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.
“Nuk e kuptoj pse njerëzit kanë frikë t’i përdorin ato fjalë,” tha ajo. Bëhet fjalë për pyetje të thjeshta: “A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen? Dëshironi një botë, në të cilën forca nuk triumfon mbi të drejtën? A janë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe a duhet të respektohen ato? “Nëse përgjigjeni po për të gjitha këto pyetje, atëherë ju duhet të dëshironi që Ukraina të fitojë.”
Kallas pro Ukrainës në NATO
Kallas u shpreh në favor të pranimit të Ukrainës në NATO për të mbrojtur vendin nga Rusia. “Unë besoj se anëtarësimi në NATO është garancia e sigurisë që funksionon,” tha ajo. Ashtu si një numër i krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive në aleancë, Scholz është skeptik në lidhje me perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt./DW
Të tjera
-
“Nxehet” Edi Rama: Shqipëria, më e sigurt se Britania, Franca e Gjermania
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” tha se Shqipër...
-
Tre policët e aksidentuar po vazhdojnë trajtimin në QKUK, kjo është gjendja e tyre
Tetë policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë që...
-
Vuçiq: S’pres ndryshime të lehta dhe të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën pas ardhjes së Trumpit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për rikthimin e Donald Trump...
-
Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, Gjykata e Tiranës merr njw vendim për të arrestuarit
Pesë personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh nga Kosova janë lënë ...
-
Ushtria e Kosovës i mbush 6 vjet, Haradinaj: E gatshme të shërbejë për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë si anëtare e NATO-s
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka...
-
Trump kërkon rrëzimin e tyre, FBI po heton mbi dronët misteriozë mbi bazat ushtarake
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një seri pamjesh misterioze të dr...
-
26 vite nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij
Sot janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonë...
-
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente
Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin Potok. Në sht...
-
Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbas...
-
Djali raporton në polici se e gjeti të vdekur babain në Mitrovicë
Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Mitrovicë, ku djali ka ...
-
Trumpi kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të premten se...
-
Gjashtë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Sot janë bërë gjashtë vjet që kur Forca e Sigurisë së Kosovës u transformua n...