Sport

Kai Havertz realizon golin e parë në fanellën e Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 23 September 2020

Kai Havertz e ka realizuar golin e parë në fanellën e skuadrës së Chelseas, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi gjerman ka shënuar për rezultatin 2-0, në duelin që londinezët po e luajnë aktualisht me Barnsley, në kuadër të 1/16 së finales së EFL Cup.

Havertz realizoi një gol të lehtë pas një asistimi nga Tammy Abraham.

-Advertisement-

Me poshtë keni golin e futbollistit të ardhur në Chelsea nga Bayer Leverkuseni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera