Shëndetësi

Kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 29 September 2021

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar. Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve është një gabim i madh. Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm. Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës. Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje
Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore. Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës. Për të gjitha këto arsye, ekspertët ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ata thonë se ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit. Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

-Advertisement-

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale. Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella. Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit. Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë. Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera