Lajme

Kadyrov shpreh gatishmëri për t’i shtypur veprimet e Wagnerit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 24 June 2023

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë të shtunën se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shtypjen e rebelimit të grupit Wagner.

Ai ka thënë se nëse duhet, do të merren masa të ashpra.

Kadyrov e ka cilësuar sjelljen e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin si “thikë pas shpine”, dhe u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të mos dorëzohen para “provokimeve”. /REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera