Lajme

Kadrijaj reagon pas deklaratës të Kurtit për Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 22 May 2022

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Kurti i cili, sipas saj, ka shfajësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një reagimi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se skandalet e Kurtit nuk kanë të ndalur.

“Skandalet e Kurtit vazhdojnë. Tani paska shfajësuar presidentin serb Vuçiq për krimet në Kosovë duke thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur Vuçiqin”.

-Advertisement-

“Përpos se është konstatim i pasaktë, nuk e kuptojmë pse Kurti ia bën këtë nder Vuçiqit, kur i njëjti ka mohuar gjenocidin në Kosovë? E në anën tjetër armata e rrjeteve sociale të VV-së, rri e mobilizuar natë e ditë për të linçuar kundërshtarët politikë, vetëm pse ata mbrojnë vlerat e shenjta të luftës së UÇK-së”, ka shkruar Kadrijaj.

“Sa poshtë ka ra Kurti. Nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb. Kur u afrua kaq shumë me presidentin serb? Çfarë halli e shtyen ta amnistojë atë, nga krimet e kryera kundër popullit të Kosovës? Turp!”, është shprehur deputetja e AAK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera