Lajme

Kadrijaj: Projektbuxheti i vitit 2022 tregon se do të investoni në asfalt e tendere

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 25 November 2021

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se projektbuxhetin për vitin 2022 është bërë në bazë të interesave politike të partisë në pushtet, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se qeveria ka ulur buxhetin në ministri bazike, duke përmendur shëndetësinë e ekonominë.

Andaj sipas saj, ky buxhet tregon se qeveria do të investojë në asfalet e tendere.

-Advertisement-

“Ky buxhet sot tregon se do të investoni në asfalt e tendere, prandaj ky buxhet është mashtrim. Keni ulur investimet në shëndetësi në kohën kur ende po përballemi me pandeminë. Buxheti i paraqitur sot para këtij Kuvendi do të duhej të ishte buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët duke e ditur që vendi ynë po hynë në vitin e dytë me pandeminë. Jeni duke keqpërdorur besimin që ju ka dhënë populli. Sot kemi rritje enorme të çmimeve dhe nëse krahasohemi me trendet globale, me neglizhencën e qeverisë, çmimet do të rriten ende”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera