Lajme

Kadrijaj: Kjo qeveri nuk u ka vlerë ushtarëve as uniforma e as pajisje sportive

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 07 October 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, para deputëtëve në kuvend ka folur në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo tha se në FSK mungojnë derivatet dhe ushtarët edhe kur shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për udhëtim.

“Ditë më parë u raportua se në FSK mungojnë derivatet dhe që Ushtarët e Kosovës udhëtojnë ose me taksi ose me autobusë, gjë që nuk është e drejtë dhe se ata edhe kur duhet të shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për shkak se ministria nuk u ka siguruar derivate”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Tutje, Kadrijaj tha se kjo qeveri nuk ka blerë as uniforma e as pajisje sportive për ushtarët.

“Kjo qeveri as nuk ka blerë uniforma për ushtar, por as nuk ka blerë as pajisje sportive dhe secili ushtar i Kosovës duhet ta ketë çantën individuale”, u shpreh tutje ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera