Lajme

Kadrijaj-Haxhiut: Ministre urime detyra e re si avokate e Martin Berishajt, të lumtë se ke avancu shumë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 28 April 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka uruar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për siç tha ajo bërjen e avokates së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Express.

Kadrijaj tha se po të kishte dalë ky skandal nga mediat në Kosovë, nga pozita do të konsiderohej shpifje.

“Ministre urime detyra e re si avokate e Martin Berishajt. Të lumtë ke avancu shumë por jo të gjitha skandalet që ju ndodhin, duhet me ju fal se jeni VV. Po të kishte dalë një skandal i llojit të tillë nga mediat kosovare, e kam parasysh se do të kishit thënë se mediat janë të afërta me opozitën dhe kanë shpifur. Por tash spo mundemi me thënë. Ky skandal ka dal nga një medium slloven”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ajo tha se po merren vetëm me faktin se Berishaj nuk e ka raportuar pasurinë në Agjencinë Kundër Koprrupsion.

“Ne po e hetojmë një fakt. Atë të Agjencia Kundër Korrupsion. E kemi lexuar se z.Martin Berishaj nuk e ka deklaruar pasurinë dhe firmën në të cilën ka ndodhur skandali,. Me qaq kredibilitet e keni zgjedhur një ambasador sa është postier, korrier, me bajtë pare dhe me bë shpëlarjen e pareve. Prandaj ministre mos e bëjë avokaten por mbrojë drejtësinë sic e ki detyrën dhe përgjegjësinë. Mos u përzijë në punët dhe drejtësinë e Sllovenisë sepse ata kanë rend dhe ligj dhe i kanë institucionet e veta dhe ata do ta zgjedhin çështjen për sa i përket Sllovenisë”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera