Kadrijaj e AAK-së: Pa të rrejt Albin Kurti s’po e dishe çka është rrena
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 14 October 2024
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka hedhur akuza të rënda drejt qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e ushtrisë së Kosovës.
Kadrijaj ka thënë se Kurti erdhi në pushtet me shumë gënjeshtra dhe se po shkatrron çdo gjë që është krijuar për 25 vite përfshirë këtu edhe FSK-në.
“Një ish kryeministër e ka bërë ushtrinë e Kosovës. Plot deputet kemi votuar dhe ka qenë një prej ngjarjeve më madhore pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E kemi ndi në shpirt në zemër dhe e kemi votu pa hezitim. Ka qenë një ngjarje e rëndësishme dhe sot një kryeministër po e shkatrron gjithçka çka është ndërtuar me mund qe 25 vite. Po pa të rrejt Albin Kurti nuk po mujshe me e ditë çka është rrena. Dhe tash po shihet nga kjo qeveri sepse ka ardhë në pushtet me të gjitha këto rrena me mashtrime dhe ende po mundohet pa u turpëru me vazhdu me i rrejt të gjithë”, ka thënë deputetja e AAK-së.
Ajo ka kërkuar trajtim të dinjitetshëm të ushtarëve duke thënë se përveç që nuk kanë as transport të siguruar ata sot kanë mbetur edhe pa bukë.
“Policia është e Kosovës, ushtria është e Kosovës ata duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe duhet të jetojnë dinjitetshëm, duhet të kenë paga të mira dhe duhet të kenë pajisje individuale të cilat nuk i kanë shumica prej ushtarëve të FSK-së. Duhet të kenë trajnime dhe merre me mend kur shkojnë në trajnime edhe pse dërgohen nga institucioni mëditjet i’u paguhen vetëm për një muaj ndërsa për muajt tjerë duhet të paguajnë nga paga e tyre. Me atë pagë ata a e me mbajt familjen a me i pagu shpenzimet që i bëjnë në vendin ku kanë shkuar për trajnim nuk kanë as transport të siguruar dhe çfarë është më e tmerrshme ata sot janë edhe pa bukë’, ka thënë Kadrijaj.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media njoftuan se do të bojktojnë këtë seancë dhe se akuzat për problemet me ushqimin e ushtarëve janë gënjeshtra dhe pallavra të opozitës në tendencë për të mbrojtur oligarkë të caktuar që kanë marrë monopolin e ushqimit për vite me radhë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...
-
Haradinaj me fjalë të rënda për Kurtin: Kandidat serioz për burg
Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ra...
-
Peci publikon emrat e anëtarëve të LDK-së, PDK-së e partive tjera që përfituan grante nga Ministria e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar...
-
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së diskutojnë mbështetjen për Ukrainën pasi Bideni heq veton për armët
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel ...
-
Grantet e 100 mijë eurove/ Ministri Peci flet për rastin e Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka reaguar ...