Lajme

Kadriaj: Qeveria të bashkëpunojë me opozitën dhe sindikatat për Ligjin e Pagave, diskutimi të jetë më i gjatë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 17 September 2022

Profesori universitar i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, vlerëson se miratimi i Ligjit të Pagave do t’u jepte fund hapësirave që të ketë manipulime në këtë pjesë kur të ketë ndryshim pushtetesh.

“Ka dhjetë vjet që është përfolë e është tentuar që të bëhet zgjidhja për koeficientët e pagave në mënyrë që të mos ketë manipulime me sektorin publik. Duhettë përgëzohet pjesa e përafrimit të koeficientit nga presidenti deri të i punësuari me pozitën më të thjeshtë”, është shprehur ai pas daljes në debat publik të Ligjit të Pagave dhe atij për zyrtarët publik.

Kadriaj në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka kërkuar afat më të gjatë të debatit, pra përtej 6 tetorit.

-Advertisement-

“Diskutimi publik të jetë më i gjatë që kur të vjen tëk votimi i ligjit të mos ketë hapësirë që Gjykata Kushtetuese ta hedhë poshtë, sepse i gjithë mundi bie. Qeveria madje duhet të bashkëpunojë me opozitën dhe sindikatat nëse do që ta bëjë punën mirë”, është shprehur ai, duke thënë se qeveria Kurti si asnjë qeveri tjetër ka krijuar konflikt me sindikalistët.

Më tej, Kadriaj ka thënë se paga minimale në vend do të duhet të ishte jo më e vogël se 350 euro.

“Nëse qeveri dëshiron që ta ndalë gatishmërinë e të rinjve për të dalë nga vendi, duhet ta bëjë pagën bazë 350 euro. Me 250 euro gatishmëria për të aplikuar nëpër ambasada nuk do të ndalet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera