Lajme

Kadri Veselin “kryeministër” i ardhshëm i Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 22 October 2018

Hapja e Konventës zgjedhore të PDK-së në Prishtinë, ka zyrtarizuar kandidaturën e Kadri Veselit për kryeministër.

Në këtë tubim disa herë nga organizatorët dhe zyrtarët e kësaj partie, Veseli është cilësuar si “kryeministër i ardhshëm i Kosovës”, shkruan Gazeta Insajderi.

Fillimisht një gjë të tillë e tha kryetari i rinisë së PDK-së në Prishtinë, Vivianit Fejza.

-Advertisement-

“E përshëndesim njeriun që i dha shumë Kosovës. Liderit të Kosovës, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veselit”, tha Fejza gjatë prezantimit të Kadri Veselit.

Njëjtë me fjalë të mëdha për Veselin, u shprehën edhe zyrtarët e tjerë të PDK-së, Uran Ismaili, Lirak Çelaj e Enver Hoxhaj.

Edhe prezantuesja e tubimit gjithashtu iu drejtua Veselit me fjalët “kryeministër i ardhshëm”.

Ndryshe ditëve të fundit janë shtuar zërat se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

Partitë opozitare janë shprehur se po i kërkojnë edhe 3-4 vota për ta rrëzuar qeverinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera