Lajme

Kadri Veseli vjen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 10 January 2022

Tashmë ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Sipas burimeve të ‘Veriu’, Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

-Advertisement-

Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera