Lajme

Kadri Veseli uron bashkëshorten për datëlindje, tregon si u njohën

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 06 July 2020

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka zgjedhur datëlindjen e gruas për të treguar mënyrën se si u njohën. Thotë se bashkëshortja, përveç dashurisë, i kujton ditët e para të lirisë së Kosovës.

Ish-kryeparlamentari i cili është baba i katër fëmijëve zgjodhi një urim të veçantë për gruan në datën e saj të lindjes.

“Me Violetën jemi njohur në ditët e para të lirisë. Një bekim i madh për mua, që ma kujton rëndësinë e dashurisë dhe përgjegjësisë për familjen. Urime ditëlindjen, e dashur.”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Urimit në Facebook ai i ka bashkëngjitur një foto ku shihen të dy të buzëqeshur, teksa ajo mban një buqetë lulesh të cilën duket se e ka pranuar nga bashkëshorti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera