Lajme

Kadri Veseli u flet studentëve, thotë se ata do ta mbështesin “Fillimin e ri”

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 24 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli në vazhdën e takimeve që po zhvillon me qytetarë të vendit, ai sot ka takuar edhe studentë në Bibliotekën Kombëtare.

Lideri i këtij subjekti politik thotë se Kosova e cila ka popullatën më të re në Evropë meriton edhe vendimmarrje që iu kushtohet të rinjve.

“Kosova, me popullatën më të re evropiane, meriton vendim-marrje kushtuar të rinjve. Guximi, shpejtësia dhe dashuria ndaj atdheut janë tipare të rinisë sonë, ndërsa ne do ta sigurojmë një Fillim të Ri për fuqizimin e të rinjve në ekonominë dhe shoqërinë tonë” është shprehur ai.

-Advertisement-

Madje shprehet i sigurt se të rinjtë do ta mbështesin “Fillimin e Ri” të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot hasa në entuziazëm të pashoq te studentët tanë – një dëshmi e dëshirës së flaktë për një Fillim të Ri. #FillimiRi”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Veseli pas pretendimit që të kandidojë për të parin e Qeverisë, u tërhoq nga gara duke ia lëshuar vendin liderit të AAK’së Ramush Haradinajt, me subjektin e të cilit PDK arriti koalicion parazgjedhor së bashku edhe me Nismën e Fatmir Limajt.

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme më 11 qershor, pasi Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua nga Parlamenti përmes mocionit të inicuar nga Nisma./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera