Lajme

Kadri Veseli tallet me Agim Bahtirin, e quan palaço

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 03 April 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar ashpër anëtarët e Vetëvendosjes për gjuhën, që sipas tij po përdorin.

Në veçanti, Veseli është marrë me deklaratën e kryetarit të komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri – i cili ditë më parë tha se “në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje”.

“Kush po thërret për vëllavrasje, ata që s’kanë guxu mi dalë përpara armikut, palaço”, ka thënë Veseli në rtv 21.

-Advertisement-

Kujtojmë se Veseli ka thënë se nuk do të jetë PDK pjesë e Qeverisë së re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera