Lajme

Kadri Veseli s’po lejohet në të pame

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 10 July 2021

Kadri Veseli, që po mbahej në Qendër të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar edhe një foto të shtëpisë së Veselit në Mitrovicë, e ku shihet se shtëpia e tij po ruhet nga forca të shumta të EULEX-it.

Reporteri.net merr vesh se ish-kreu i PDK-së nuk po lejohet që të marrë pjesë në të pamen e babait të tij dhe i njëjti po mbahet në shtëpi ku po ruhet nga forca të shumta të EULEX.

-Advertisement-

Ndryshe, ardhja e Veselit në Kosovë është konfirmuar edhe Dhomat e Specializuara.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Babai i Veselit vdiq mëngjesin e së mërkurës pasi i njëjti ishte i sëmurë qe një kohë të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera