Lajme

Kadri Veseli sot telefonon fëmijët e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 24 March 2022

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të bisedojë me fëmijët e tij.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Veselit, Ben Emmerson.

“Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, është shprehur Emmerson, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërkohë po vazhdon seanca gjyqësore mbi ecurinë e cështjes për Thaçin dhe të tjerët.

Mbi ta rëndojnë akuzat për  krime kundër njerëzimit që përfshijnë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, ndërsa janë edhe katër akuza për krime lufte që përfishjnë arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera