Lajme

Kadri Veseli shkarkon këshilltarin me aktakuzë – Për çka akuzohet Nijazi Kryeziu

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 June 2019

Kadri Veseli, pas vendimit për shkarkim të zyrtarëve që kanë akatkuza ka mebtur pa njërin nga këshilltarët e tij.

Njëri nga protagonistët e “Dosjes së Shefave”, Nijazi Kryeziu, nuk do të jetë më këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Vesli. Kjo pasi që shefi I tij nuk don njerëz me aktakuza.

Ndaj Kryeziut rëndon aktakuza për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

-Advertisement-

Para se Kryeziu të merrte këtë “dënim”, ishte sanksionuar edhe nga Ambasada e Amerikën.

Ai bashkë me të akuzuarit tjerë në rastin “Pronto”, janë në listën e personave që nuk do të paijsen me vize dhe nuk do të mund të udhëtojnë në Amerikë.

Përvec Kryeziut, Veseli ka shkarkuar edhe Ministrin e Inovacionit, Besim Beqajn dhe zytare të tjerë të partisë që janë të emëruar në pozita publike.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit tw cilwn e ka publikuar Insajderi nw vitin 2016, shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit.

Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun merrnin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera