Lajme

Kadri Veseli: Rrenacakët po e keqpërdorin sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 05 February 2019

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se koalicionit me Kryeministrin Ramush Haradinaj do t’i qëndrojë deri në fund.

“Unë Ramush Haradinajt ia kam dhënë përkrahjen, e kam bërë Kryeministër të Kosovës. Edhe do t’i qëndroj deri në fund. Në jetën time vetëm etika dhe korrektësia më mban”, ka thënë Veseli në një intervistë për Info Magazine.

“Unë e kam një gajle: sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt. Do rrenacakë e përdorin sinqeritetin e tij për të dalë ai kundër partneritetit perëndimor, SHBA-së dhe BE-së”, tha ai.

-Advertisement-

Veseli ka thënë se kryeministri është duke bërë një punë të mirë, sipas tij, rritja e pagave e tregon këtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera