Kadri Veseli premton mbështetje për veteranët e vërtetë e ndëshkim për ata të rremë
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 21 September 2019
Kadri Veslei, kandidat për kryeministër nga PDK, këtë të shtunë në Prishtinë, ka takuar qindraveteranë të UÇK-së.
Këtyre, Veseli iu tha që bashkarisht do të angazhohen që të largojnë veteranët e rremë, por gjithashtu veteranëve të punësuar në sektorin privat iu premtoi pagë 80% e atyre në institucione publike 50% të pagesës së veteranit, shkruan gazeta inFokus.
Veseli i cili fillimisht ishte i ulur në mesin e shokëve të tij të luftës, tha se kategoritë e luftës, duke përfshirë këtu familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, familjet e viktimave civile, ish të burgosurit politikë, përbëjnë një pjesë të ndjeshme të shoqërisë dhe meritojnë përkujdesje të veçantë nga shteti.
“PDK-ja do të vazhdojë të jetë krah jush edhe më shumë në mandatin e ardhshëm, duke shtuar përkujdesin për ta. Ne do t’i luftojmë pa kompromis abuzimet dhe shpërdorimet, duke ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e mashtruesve që janë futur në mënyrë abuzive në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë besoj në nevojën e aplikimit të politikave aktive sociale edhe tek çështja e veteranëve tanë. Kjo qasje e politikave aktive sociale, nënkupton nxitjen e kategorive të ndryshme sociale që të jenë sa më të pavarura, të mos kenë varësi nga ndihma e qeverisë, të jenë sa më të integruara në shoqëri dhe të jenë pjesëmarrëse në jetën ekonomike të vendit”, tha Veseli.
Ai inkurajon veteranët që të kenë një rol sa më aktiv në shoqëri dhe fuqizim sa më të madh ekonomik.
Lideri i PDK-së ka premtuar se për ta inkurajuar punësimin në sektorin privat dhe luftuar informalitetin, në mandatin e ardhshëm një nga vendimet e para do të jetë që të gjithë veteranët e punësuar në sektorin privat ta marrin 80 përqind pagesën e veteranit, ndërsa, për të punësuarit në sektorin publik që marrin para nga taksapaguesit, kjo pagesë e veteranëve do të bëhet në 50 përqind.
“Përveç pensioneve, përfituesit e skemës së veteranëve do të vazhdojnë të kenë benificione në lirim nga shpenzimet e energjisë elektrike dhe lirim nga shpenzimet e zhdoganimit të veturave. Për familjet e dëshmorëve dhe martirëve kemi bërë një padrejtësi, ku në tre mujorin e parë nuk do të ketë në asnjë familje të tillë ndarje të pensioneve kontributdhënëse. Po ashtu, unë pres që ju veteranë të UÇK-së të mbështetni luftën kundër korrupsionit, e cila është shkaktarja më e madhe e emigrimit të të rinjve dhe pengesa më e madhe për të ardhmen e Kosovës”, deklaroi Veseli.
Kjo qasje e politikave aktive sociale, sipas Veselit, nënkupton nxitjen e kategorive të ndryshme sociale që të jenë sa më autonome, të mos kenë varësi nga ndihma e qeverisë, të jenë sa më të integruara në shoqëri dhe të jenë pjesëmarrëse në jetën ekonomike.
Ai theksoi mes tjerash se si ish-luftëtarë mbajnë mbi supe barrën e rëndë të amanetit të bashkëluftëtarëve që kanë rënë në fushëbeteja, të cilët kanë ëndërruar një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të zhvilluar. Lideri i PDK-së u tha veteranëve se bashkë kanë luftuar për ta çliruar Kosovën nga pushtuesit dhe bashkë duhet të luftojmë për ta çliruar Kosovën edhe nga korrupsioni.
“Bashkë luftuam për ta çliruar Kosovën nga pushtuesi dhe bashkë duhet çliruar Kosovën edhe nga korrupsioni. Edhe kur nisëm luftën kundër pushtuesit patëm shumë të tillë të cilët ishin skeptikë, pesimist, apo cinik, por ne ja kemi dalë të fitojmë lirinë. Të gjithë e dimë që kjo luftë është gjithashtu e vështirë, do të ketë shumë pengesa, por ne do t’ia dalim. Ne do të fitojmë për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës, për ju, për fëmijët tanë, për shtetin tonë të shenjt, Republikën e Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati u bëri thirrje veteranëve të luftës së fundit që të votojnë në këtë zgjedhje shokët e tyre me të cilët kanë qenë në front të luftës së UCK-së.
Të tjera
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...