Lajme

Kadri Veseli përfundon vizitën në shtëpinë e prindërve të tij

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 10 January 2022

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë, rreth orës 16:30, është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Veseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe rreth orës 14:00 ka arritur në shtëpinë e familjes së tij. Megjithatë, nuk është lejuar të marrë pjesë në vendin ku po presin qytetarë për ngushëllime.

Ai u shoqërua nga forca të EULEXI-t, ndërsa askush nuk u lejua të afrohet 50 metra afër shtëpisë së tij.

-Advertisement-

Vizita e Veselit vjen pas vdekjes së të ëmës e cila ndërroi jetë të premten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera