Lajme

Kadri Veseli përfundon vizitën, largohet nën përcjelljen e EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 10 January 2022

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Vaseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe i njëjti nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie.

-Advertisement-

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera