Lajme

Kadri Veseli për 21 vjetorin e masakrës së Belegut: E dhimbshme që xhelatët e këtij krimi janë të lirë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 29 March 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar masakrën e Belegut të Deçanit.

Kjo në 21 vjetorin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, shkruan gazeta inFokus.

Veseli ka thënë që edhe më të dhimbshme e bën fakti që kriminelët nuk morën dënimin e meriturar.

-Advertisement-

“21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në  në fshatin Beleg të Deçanit. Është tepër e dhimbshme  sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur”, ka shkruar Veseli.

Ndërsa, nuk ka harruar edhe të përmend që PDK, partia e tij, u kujdes për familjet e Viktimave Civile të Luftës.

Kujdes ky që Veseli thotë që bën më shumë se çdo parti tjetër, shkruan gazeta inFokus.

“Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për Familjet e Viktimave Civile të Luftës dhe të gjitha kategoritë e dalë nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah. Ndryshe nga qeveritë e tjera, sikurse është kjo në ikje, PDK-ja ka dëshmuar vepra e jo veç fjalë në ndihmë të këtyre kategorive. Këtë gjë e provon fakti që nën qeverisjen e PDK-së, buxheti i dedikuar për këtë pjesë të ndjeshëm të shoqërisë së Kosovës ka ardhur në rritje”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera