Lajme

Kadri Veseli paralajmëron Ramush Haradinajn!

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 June 2017

Pas deklaratës së fundit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli se Drenica, gjegjësisht PDK do të udhëheq edhe me Qeverinë dhe Kuvendin, ka reaguar publicistja Flaka Surroi.

Ajo në një shënim në Facebook tha se ky është një paralajëmrim për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Paralajmërim për Haradinajn apo mos edhe Deçani u bë Drenicë, e ne ende nuk e kemi marrë vesh…”, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Kreu i PDK-së Kadri Veseli iu tha qytetarëve të Skenderajt se sa të jetë PDK, Drenica do të ketë pushtet e fuqi.

Ai tha se ka kaluar koha kur Drenica ka mbetur mbrapa dhe se djemtë e Drenicës do të udhëheqin me Presidencën, Qeverinë e Kuvendin,

Ndryshe, para disa ditësh PDK ka nënshkruar një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AAK-në e Nismën, ku i nominuar për kryeministër do të jetë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera