Lajme

Kadri Veseli paralajmëron dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 May 2019

Kryetari i PDK-së, njëherazi krytari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka folur për publikimin e një video ku akuzohet se ai i mori 200 mijë euro një biznesmeni.

Veseli ka thënë se nëse del diçka e vërtët për përfshirjen e tij në këtë aferë do të jap dorëheqje.

“Dua të ju siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes nga sot dua të deklaroj se jap dorëheqje. Ky është morali im kjo është politika ime. E them me siguri të plotë emri im është keqpërdorur. Kur të dalë e vërteta atëherë dikush duhet të jap përgjegjësi penale e institucionale”, ka thënë ai në konferencë.

-Advertisement-

Veseli ka vlerësuar se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit.

Ai ka thënë se nuk i njeh protagonistët e kësaj afere.

“Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë rast dhe asgjë me personat e përfshirë me këtë rast”.

Ne media ishte publikuar një video , në të cilën Kadri Rexhepi i përfshirë në skandal, shihet në një bisedë me biznesmenin Faton Dalladaku, i cili thotë se dha shumë të madhe parash për të ndërtuar spitalin privat në hapësirat e QKUK-së.

Rexhepi në këtë video kishte akuzuar kryeparlamentarin duke thënë se  “200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera