Lajme

Kadri Veseli nuk respekton asnjë rregull për koronavirus, rrezikon jetën e tij dhe të shqiptarëve në veri

Autori: Albina Haliti 20:06 | 06 April 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në veri të Kosovës, nuk është parë me masa mbrojtëse të rekomanduar nga instituti i shëndeti publik me doreza dhe maskë.

Bile Veseli është dukur edhe më i afërt me ta duke ju dhënë dorën, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu shihet në një fotografi nga takimi i kreut të PDK-së me këta banorë.

-Advertisement-

Tani kjo mënyrë e komunikimit është e ndaluar pas përhapjes së pandemisë, shkruan gazeta inFokus.

Në vazhdimësi është bërë thirrje që të mbahet distanca sociale 1 deri në 2 metra madje edhe në takimet zyrtare.

Por, asnjë nga këto rekomandime Veseli nuk i ka përfillur gjatë vizitës që ju ka bërë banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës.

Kështu duke rrezikuar jetën e tij si dhe të atyre që ishin aty kujtojmë që në Veri të vendit është shtuar numri i të prekurve me koronavirus./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera