Lajme

Kadri Veseli nuk e mirëpret dorëheqjen e kryetarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 27 November 2018

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave duke e cilësuar si të ngutshëm dhe të dëmshëm për mardhënien mes serbëve dhe shqiptarëve.

Këtë Veseli e ka komentuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të përmirësuar bashkëjetesën ndëretnike.

Ai, poashtu ka ftuar qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje dhe reagim të qetë ndaj situatës.

-Advertisement-

Postimi i plotë

Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.

Ftoj të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit.

Republika e Kosovës është e angazhuar që të respektojë të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi të saj, prandaj problemet duhet të zgjidhen në mënyrë të matur dhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut.

Kosova gjithashtu do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të përmirësuar bashkëjetesën ndëretnike brenda vendit dhe për të konsoliduar stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera