Lajme

Kadri Veseli nga Badoci “i tharë”, tregon si do ta rregullonte problemin me ujë

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 19 May 2020

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar këtë të martë, Liqenin e Badocit.

Aty, nga mungesa e reshjeve, ka zbritur goxha shumë niveli i ujit, shkruan gazeta inFokus.

Andaj, Veslei, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë sa më shumë atë.

-Advertisement-

“Reshjet e pakta gjatë dimrit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit, kanë bërë që uji në liqenin e Badovcit të shkojë në nivel shumë të ulët. Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të tregohemi sa më të kujdesshëm e kursimtarë me konsumin e ujit gjatë muajve të thatë të verës që pritet të vijnë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, ka shtuar që në program, partia e tij e ka pas edhe zgjidhjen e këtyre telasheve, shkruan gazeta inFokus.

“Kosova është relativisht e varfër me ujëra, prandaj, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur prioritet që pas ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, të ndërmerreshin investime strategjike në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

Për këtë qëllim, është e nevojshme që shteti ynë të fillojë të investojë për ndërtimin e njëzet ujëmbledhësve sipërfaqësorë të ujit, të cilët, janë planifikuar të ndërtohen që para dekadash”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera