Lajme

Kadri Veseli merr pjesë në Këshillin e Aleancës së Konservatorëve

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 22 February 2019

I pari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të Premtën ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë, në Romës të Italisë, shkruan inFokus.

Siç shprehet ai, pjesëmarrja në këtë organizatë, përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënive ndërkombëtare të partisë së cilës i përket.

“Sot pata kënaqësinë që të merrja pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, ku edhe u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë sonë si dhe ofron mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar prej partive me më shumë përvojë. Ky anëtarësim gjithashtu ia jep mundësinë PDK-së që të mbrojë e promovojë Kosovën në nivel ndërkombëtar duke ndërvepruar me parti anëtare të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, shkruan Veseli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera