Lajme

Kadri Veseli: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, veprimet tona do të jenë në shërbim të Kosovës

Autori: Halil Berisha 19:08 | 19 July 2019

Pas dorëheqjes së Kryeminsitrit Ramush Haradinaj, për shkak që ka marrë një ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se UÇK ishte e drejtë dhe e pastër dhe se kjo do të vërtetohet edhe njëherë, shkruan gazeta inFokus.

“Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka thënë Kadri Veseli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera