Lajme

Kadri Veseli jep premtime të mëdha në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 25 September 2017

Pretendentja për të parën e komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala është takuar sot me liderin e PDK-së dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Bashkë me Veselin ishin edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Gjatë takimit Veseli i ofroj kandidatës Shala mbështëtje të pakursyer dhe premtoj  bashkëpunim që së bashku do ta ndryshojnë Pejën, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Në takim u bisedua për prioritetet e Pejës në arsim, shëndetësi dhe turizëm.

Gjatë kësaj vizite që bëri, kryeparlamentari Veseli është takuar gjithashtu edhe me përfaqësues të bizneseve. Ai ka premtuar për ta lehtësira të mëdha rreth menaxhimit të bizneseve të mëdha.

Në anën tjetër kandidatja për kryetare, Sabiha Shala është zotuar se ndryshimi të cilin ajo do ta sjellë për Pejën, do të jetë një ndryshim i fuqishëm i mbeshtetur dhe përkrahur nga kryeparlamentari Veseli si dhe figurat kyqe të PDK-së.

“Strukturat e PDK-së në Pejë u vizituan nga kryetari i kësaj partie dhe njëheri edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Veseli i shoqëruar me disa nga figurat kyqe të PDK-së, premtuan se do të jenë mbështetja dhe përkrahja ime e pakursyer gjatë qeverisjes sime në këtë qytet.

Rrugës drejtë suksesit i kemi hyrë fuqishëm për ta sjellë ndryshimin në Pejë”, ka thënë Shala në profilin e saj./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera