Kadri Veseli ‘godet’ Hashim Thaçin: Nuk mbrohet veriu me demonstrime të rrejshme patriotike
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 29 September 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me vizitën e presidentit, Hashim Thaçit të Liqeni i Ujmanit në Veri.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se veriu nuk mbrohet me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit, shkruan gazeta inFokus.
“Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë.
Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.”, ka shkruar Veseli.
I pari i Kuvendit të Kosovës ka shkruar gjithashtu se vetëm me bashkim kundër Sebidë mund ta mbrojmë shteti e Kosovës.
“Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!”, ka përfunduar Veseli.
Gjatë ditës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Liqenin e Ujmanit në Veri ku ka lundruar rreth gjysmë ore ka me barkë.
Në të njejtën ditë në Prishtinë Vetëvendosje ka organizuar protestë në Prishtinë për të kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësimin e Kosovës në dialog nga presidenti, Hashim Thaçi.
Protesta ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë./inFokus
Lexo edhe: Ekskluzive – Hashim Thaçi viziton Bërnjakun dhe lundron në Ujman (Video)
Lexo edhe: Protesta e Vetëvendosjes pa asnjë flamur të Kosovës (Foto)
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...