Kadri Veseli gjendet ende në Kosovë, ja kur do të kthehet në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 03 May 2021
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ende është duke qëndruar në Kosovë, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale, për ta vizituar babain e tij, i cili gjendet në Spitalin e Mitrovicës.
Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda PDK-së, se Veseli ka leje të qëndrojë tre ditë në Kosovë, dhe pas tre ditësh ai do të kthehet në Hagë.
“Tre ditë do të jetë në Kosovë. Pas tre ditësh ai do të rikthehet në Hagë”, i ka thënë ky burim gazetës.
Veseli ka mbërritur në Mitrovicë, gjatë ditës së diel, nën shoqërimin e forcave të shumta të EULEX-it.
Ish-kryetari i Kuvendit, ka vizituar babain e tij në Spitalin e Mitrovicës, pas sulmit në tru, që kishte pasur para disa ditësh.
Lajmin për lirimin e Veselit me kusht e kanë konfirmuar edhe zëdhënës për media nga Gjykata Speciale.
Ata kanë bërë të ditur se arsyeja e këtij lirimi është vizita e Veselit në familjen e tij, pas një rasti të sëmundjes, siç kanë thënë ata.
Mësohet se gjendja e Fazli Veselit, është kritike dhe po trajtohet nga mjekët në spitalin e Mitrovicës.
Menjëherë pas vizitës së Veselit, janë publikuar edhe pamje të babait të tij nga trajtimi mjekësor.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...