Lajme

Kadri Veseli flet për ndryshimin e kufijve

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 06 August 2018

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vendosur që përmes një shkrimi në gazetë, të jap qëndrimin e tij dhe të partisë rreth temës së nxehtë të lëvizjes së kufijve.

Në këtë shkrim që do të publikohet të hënën në “Koha Ditore”, Veseli ka shkruar rreth pozicionit të tij dhe të partisë që udhëheqë në raport me idetë për ndarjen e Kosovës, apo edhe ndryshimin e kufirit, që kohët e fundit është paralajmëruar si korrigjim i kufijve.

“Meqë jetojmë në një shtet demokratik, duhet ta pranojmë si të mirëqenë faktin se mendimet e njerëzve janë të lira. Gjithmonë do të jenë të tilla në shoqërinë tonë. Por vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta”, ka shkruar Veseli, duke theksuar se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm”.

-Advertisement-

Ai ka shkruar edhe rreth debatit dhe konsensusit të munguar mes partive politike të vendit, si dhe propozimeve që këto ditë vijnë nga shumë anë, e që krijojnë një “klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera