Lajme

Kadri Veseli e lë “pa punë” Sami Lushtakun – e shkarkon nga çdo pozitë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 19 June 2019

Vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për të larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara, e ka prekur edhe njërin prej figurave kryesore të kësaj partie që prej themelimit të saj.

Bëhet fjalë për Sami Lushtakun, ish-kryetarin e Skenderajt, i cili ka aktakuzë të konfirmuar për rastin e arratisjes së tij nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në maj të vitit 2014.

Prokuroria përpos që e akuzon Lushtakun për arratisje, ka ngritur aktakuzë edhe ndaj dhjetëra zyrtarëve të tjerë nga Shërbimi Korrektues, mjekë të QKUK-së dhe mjekë të Burgut të Dubravës, në dyshimin se kanë ndihmuar në barrikadimin e Lushtakut në QKUK.

-Advertisement-

Si pasojë e kësaj aktakuze, vetëm tri ditë pasi u zgjodh anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lushtaku është shkarkuar nga kjo pozitë

Po ashtu, Lushtaku është shkarkuar edhe nga pozita e kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë. Në një konferencë me gazetarë, lideri i PDK-së bëri të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Me këtë vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera