Lajme

Kadri Veseli blenë 1 mijë euro mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 14 February 2018

Krye parlamentari i Kosovës Kadri Veseli, përbrenda një ditë ka shpallur tender dhe ka nënshkruar kontratën me për blerjen e mirënjohjeve në vlerë prej 994.08 euro.

Këto mirënjohje janë blerë me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, nga kompania VM3, SH.P.K.

Sipas njoftimit të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik tenderi për blerjen e tyre është hapur me 12.02.2018, ku në të njëjtën ditë është shpallë fituesi dhe është nënshkruar kontrata.

-Advertisement-

Lidhur me atë se kush do të dekorohet me këto mirënjohje, ende nuk dihet./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera