Lajme

Kadri Kastrati i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 October 2019

Ish-Komandanti i FSK-së dhe ish-zëvendëskomandanti i zonës operative të Llapit gjatë viteve 98-99 Kadri Kastrati është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Kastrati ka thënë  se do të intervistohet nga Gjykata Speciale javën e parë të nëntorit.

-Advertisement-

Postimi i Kastratit:

Të nderuar bashkëluftetar, miq dhe familjar,

Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !

Zoti e bekoftë Kosovën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera