Lajme

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 03 November 2023

Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt të Qendrës së Studimeve Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”.

Kjo patrullë e cila tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues në mes skuadrave.

“Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët”, thuhet në njoftimin e QSU-së në Facebook.

-Advertisement-

Tutje thuhet se qëndrueshmëria fizike dhe mentale, shpirti luftarak e puna ekipore janë esenciale në përfundimin e suksesshëm të Trimfit Dardan.

“I përgëzojmë ‘Dardanët’ tanë për triumfin e tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera