Lajme

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 26 June 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kadetët e vendeve të ushtrive të NATO-s, po marrin pjesë në stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Mehaj ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

“Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur. Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera