Lajme

Kadetët e FSK-së në akademitë ushtarake gjermane

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 13 May 2018

Pavarësisht se FSK-ja ende pret që me ndryshime kushtetuese apo me ligj ta marrë statusin e ushtrisë, vazhdojnë përgatitjet e pjesëtarëve të saj në shkollat më të mira të vendeve të ndryshme.

Një prej tyre është edhe në Gjermani. Në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar 165 kadetë.

Krahas përpjekjeve për ta ndryshuar misionin e saj, FSK vazhdon me ngritjen profesionale të kuadrove, nëpër akademi ushtarake të shteteve evropiane, raporton RTK.

-Advertisement-

Atasheu ushtarak i FSK-së në Berlin, kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se prej vitit 2012 bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bundeswehr-in gjerman është i shkëlqyeshëm dhe deri me tani në akademitë dhe qendrat e tjera ushtarake gjermane, janë shkolluar dhe aftësuar 165 kadetë dhe pjesëtarë tjerë të FSK-së.

Kurse Sahadete Bajrami, është njëra ndër katetet e para që ka diplomuar në njërën nga akademitë ushtarake gjermane dhe tani shërben në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Atasheu Kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se momentalisht në akademitë ushtarake gjermane janë duke studiuar tetë kadetë të FSK-së dhe në vitin e ri akademik pritet që të vijnë edhe dy kadet tjerë të FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera