Lajme

Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrimin fushorë ‘Kampi veror 2017’

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 14 June 2017

Sot në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë ‘Kampi veror 2017′ të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili  ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data 5 deri me 18 qershor.

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë.

Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan \’Bondsteell\’, si dhe oficerë tjerë të FSK-së. ​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera