Kadare nderohet me çmimin e karrierës akademike
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 16 June 2018
“Krijimtaria e Kadaresë mbetet “buka” shpirtërore, që ka ushqyer imagjinatën dhe ka rifrmatuar përmasat e munguara të lirisë individuale të çdo shqiptar”.
Ishin këto fjalët e dedikuara gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit të karrierës akademike për vitin 2017 për akademikun Ismail Kadare, nga ana e sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave akademiku, Vasil S. Tole.
“Si propozuesi i këtij ҫmimi pranë jurisë, i përkas atij brezi të cilit për të lexuar librat Tuaja mbanin radhë të gjata pranë librarisë së vetme të qytetit, aty ku radha e njerëzve që prisnin ishte më e gjatë se tek radhët e bukës apo tek ushqimet e tjera. Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen”-thuhet në librat e shenjtë. Atë kohë dhe në këtë kohë, letërsia juaj na bëri dhe na bën të jemi njerëz normalë, në një vend të bekuar, por shpeshherë i mposhtur nga e keqja.
Sipas Toles, gjuha shqipe nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që gjendet në veprën e Kadaresë.
“Gjuha shqipe, gjuha jonë e përditshme, kurrë nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që ne të gjithë gjejmë në veprën tuaj. Kjo vepër është konfirmimi më i padiskutueshëm i barazisë së shqipes me çdo gjuhë tjetër si gjuhë letërsie e si mundësi për të shqiptuar e kënduar të gjitha kumtet e mundshme të kësaj bote, letrare, muzikore a shkencore qofshin. Këtu ne e kemi për detyrë të saktësojmë dhe rolin tuaj vetjak për lartësimin e shqipes letrare si gjuhë e njësuar në mënyrë sovrane dhe vendimtare.”
Ndërkaq, në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tole tha se veprat e tij përbëjnë arritje për të gjitha brezat shqiptarë.
“Përtej kësaj, e gjithë karriera juaj ka qenë në shërbim të promovimit të identitetit historik dhe kulturor të shqiptarëve. Shqipëria tjetër, ajo e ndritshmja, qoftë dhe në prapësi, që gjendet në veprën tuaj, është pa dyshim një arritje për të cilën brezat e shqiptarëve duhet t’ju jenë dhe do të jenë përjetë mirënjohës. Letërsia shqipe ka pritur plot pesë shekuj për të arritur atë që arriti me veprën tuaj të bëhet njëkohësisht letërsi europiane dhe fenomen botëror”.
Të tjera
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...