Lajme

Kadaj kujton kohën kur Thaçi i quante përfaqësuesit opozitare qyqarë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 24 July 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi,pas takimit që patën sot presidenti Thaçi me përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismas ka kujtuar fjalët që presidenti u kishte thënë partive opozitare kohë më parë” Ikën si qyqarë me bisht nën shalë”

Kadaja thënë se ata sot u pritën në kafe dhe nuk ikën si qyqarë me bisht nën shalë, transmeton Infokusi.com

“Pakica kriminale dhe e korruptuar që i ka mbetur si shpresë vetëm kontrabanda dhe Srpska, përmes dhe rreth klanit Pronto me partnerët e tij!” ka përfunduar Kadaj.

-Advertisement-

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

“Në njërën anë, Thaçi vazhdon ta shkelë vullnetin e popullit. Vërteton sërish se unifikon dhe përfaqëson vetëm klanin Pronto. Në anën tjetër, AAK dhe NISMA vazhdojnë të unifikohen dhe të përfaqësohen nga kryeshefi i klanit Pronto. U pritën sot në kafe. Nuk « ikën si qyqarë me bisht nën shalë ». Nga ai kundër zgjedhjes të të cilit rezistuam dikur bashkë, madje edhe nga arresti shtëpiak, në tymin e gazit dhe snajperëve, në rrethim policor. Por kot ! Nuk ka mandat i tregtuar që mund ta ndalojë vullnetin e popullit. Të asaj shumice shqiptare që ju tregojë se ju duan jashtë qeverisjes. Që ju la pakicë !

Në njërën anë, shumica popullore që e ka guximin për t’i dhënë fund kapitullit shtatëmbëdhjetëvjeçar të krimit dhe të korrupsionit, përmes dhe rreth Lëvizjes Vetëvendosje me partnerët e saj!

Në anën tjetër, pakica kriminale dhe e korruptuar që i ka mbetur si shpresë vetëm kontrabanda dhe Srpska, përmes dhe rreth klanit Pronto me partnerët e tij!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera