Lajme

Kadaj-Bujupi: Ka tendenca diktatoriale në qasjen e kryeministrit Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 06 December 2021

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka folur rreth deklaratave të qeverisë kundrejt sindikatave.

Sipas Kadaj-Bujupit ka tendenca diktatoriale në qasjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Është punë e sindikatave me kërkuar me u implementu ajo që është premtuar gjatë fushatës. Pra kur dikush vjen në pushtet me zotimin se do t’i përkrah sindikatat në kërkesat e tyre, madje bën thirrje vazhdimisht sa është në opozitë që të njëjtat të përkrahen, i takon njerëzit e njëjtë të cilët edhe sot janë në krye të sindikatave dhe pastaj del në opinion, në momentin që bëhet kryeministër, ose disa muaj më vonë, dhe ja fillon me i sulmuar me qëllim të frikësimit ose heshtjes për mendimin tim është shumë jo korrekte”, tha Kadaj-Bujupi.

-Advertisement-

Ajo ndër të tjera shtoi se përveçse është jokorrekte është shkelje e ligjit dhe na çon kah tendenca diktatoriale që të kontrollojë qeveria gjithçka duke përfshirë sindikatat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera