Lajme

Kaçaniku pa asnjë rast aktiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 29 May 2020

Komuna e Kaçanikut nuk ka asnjë rast aktiv më sëmundjen e COVID-19.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, që deklaroi se dy të rastet e fundit tashmë janë të shëruar dhe aktualisht në Kaçanik nuk ka asnjë rast tjetër.

“Kam nderin që t’ju informoj se edhe dy rastet e fundit me COVID në Komunën e Kaçanikut tashmë janë shëruar plotësisht, duke rënë në zero numri me virusin COVID në komunën tonë”, tha ai.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar qytetarët për durimin dhe qetësinë gjatë kohës sa kanë qenë të izoluar.

Megjithatë, ai këshilloi që të vazhdohet të bëhet kujdes duke respektuar rekomandimet e IKSHPK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera