Lajme

Kaçanikasit në mbështetje të fuqishme për Ibrahim Cekën

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 27 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ibrahim Ceka po vazhdon të ketë përkrahje të madhe nga bashkëvendasit, shkruan Gazeta inFokus.

Ceka ishte mysafirë në fshatin Runjevë të Kaçanikut, ku është takuar më simpatizantët e PDK’së, i cili ka marrë mbeshtetje nga të pranishmit.

“Të marrësh mbështetje është nderë dhe respekt. Të kesh besimin është motiv por njëkohësisht edhe përgjegjësi.

-Advertisement-

Rimëkëmbja ka filluar të përkrahet gjithandej, edhe banorët e fshatit Runjevë nga ky takim na përcollën një mesazh të tillë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ibrahim Ceka është kandidat për deputet në listën e PDK’së nga diaspora. Ceka garon me numrin 95 listë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera